Flash News

Bota

Dalin monedhat me portretin e mbretit Charles III

Dalin monedhat me portretin e mbretit Charles III

Janë nxjerrë monedhat me portretin e mbretit Charles, të cilat pritet të hyjnë në qarkullim brenda disa javësh.

Ashtu si me mbretërit e mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga Elisabeth, ai nuk mban kurorë. Mbreti Charles e miratoi portretin e tij në monedha dhe u kuptua se ishte i kënaqur me ngjashmërinë, shkruan BBC.

Monedhat do t'u shiten koleksionistëve nga The Royal Mint nga fillimi i javës së ardhshme. Monedha do të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm shumë përpara fundit të vitit, e shpërndarë sipas kërkesës nga bankat, shoqëritë e ndërtimit dhe zyrat postare.

Dalin monedhat me portretin e mbretit Charles III

Anne Jessopp, shefe ekzekutive e The Royal Mint, tha se të dyja monedhat e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth dhe mbretit Charles do të jenë në qarkullim së bashku për shumë vite në vijim.

Emri i monarkëve të mëparshëm britanikë është shënuar në version latin. Ndërsa na rastin e Charles III ka ndoshur e kundërta.

Të fundit