Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Fabrika ruse përdor të miturit për montimin e dronëve ‘vetëvrasës’ iranianë

Një shkollë politeknike në Tatarstan të Rusisë, rajon që gjendet rreth 900 kilometra në lindje të Moskës, po përdor objektet prodhuese që janë pjesë e një zone të posaçme ekonomike, për të montuar dronët sulmues iranianë. Kjo shkollë, gjithnjë e më shumë po përdor si punëtorë studentët e mitur, shumica e të cilëve po punojnë në kushte të rënda.
Zbulimet lidhur me atë se çfarë po ndodh në Universitetin Politeknik Alabuga ngrenë implikime shqetësuese se sa larg po shkojnë autoritetet ruse në mënyrë që të forcojnë përpjekjet e luftës dhe si armatimi i avancuar iranian – që gjithnjë e më shumë po përdoret për të bombarduar qytetet ukrainase dhe vetëm së fundmi ka nisur që të prodhohet brenda Rusisë – mund të kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rritjen e viktimave në mesin e civilëve.
Përdorimi i studentëve të mitur si punëtorë në fabrikën e dronëve dhe detajet për ndërtesat e prodhimit fillimisht u raportuan nga dy media të pavarura ruse, Protokol dhe Razvorot, që kanë publikuar një seri hulumtimesh gjatë muajit korrik.
Që atëherë, Radio Evropa e Lirë ka biseduar me studentët që kanë përshkruar kushtet e rënda të punës. REL ka intervistuar edhe dhjetëra prindër, fëmijët e të cilëve ndjekin mësimet në Universitetin Politeknik të Alabugës – disa prej të cilëve edhe 15 vjeç – të cilët thanë se ata dhe fëmijët e tyre u detyruan që të punonin me orar të gjatë, shpesh pa pauzë apo ushqim dhe nën kushte të rrezikshme, që seriozisht kanë ndikuar në shëndetin e tyre mendor.
“Djali i regjistrua dhe dy muaj e gjysmë më parë më thirri dhe më tha që të shkonim ta largonim nga shkolla”, tha Zhanna për Radion Evropa e Lirë, e cila kërkoi që të identifikohej vetëm me emër, për shkak të frikës nga hakmarrja. “Ai më tha në telefon ‘eja dhe më merr ose do të vdes’, prandaj shkova menjëherë e mora”.
Zhanna, e cila kërkoi që emri i djalit të saj të mitur të mos përdorej në tekst, tha se ajo e dërgoi atë për studime nga Nizhni Novgorod në Universitetin Politektnik Alabuga më 2022, sepse ky universitet ka reputacion të mirë dhe cilësohet si institut kryesor i teknikës brenda Rusisë.
Shkolla u ofron studentëve – të cilët shpesh janë nga mosha 15 deri në 18 vjeç – mundësi për të mësuar zanat si pjesë e një programi dual që kombinon mësimet në klasë me përvojën praktike të punës. Studentëve po ashtu u është premtuar mundësi për të punuar dhe për të fituar një pagë konkurruese deri në 700 dollarë në muaj, si pjesë e programit për praktikë, që mund të çojë në rritjen e tyre në karrierë.
Por, në vend të kësaj, ata që u regjistruan u inkurajuan, dhe në disa raste, iu është bërë edhe presion që të punonin në ndërtesën e dronëve, ku pagat e punëtorëve, shumica e të cilëve të mitur, janë të kushtëzuara nga përmbushja e kuotave të larta të prodhimit.
“Ky është një përkufizim klasik i asaj që përbën shfrytëzim”, tha për Radion Evropa e Lirë, Sergei Podsytnik, gazetar hulumtues në Protokol, që ka punuar në serinë e hulumtimeve të publikuara për këtë çështje. “[Studentët] montojnë dronët dhe puna është me më shumë prioritet sesa studimet e tyre”.
Presioni për të mbushur kuotat e prodhimit supozohet se ka çuar në ditë të vështira – me ndërrime që zgjasin deri në 15 orë punë – me pak kohë për gjumë apo ushqim të mjaftueshëm. Puna jashtë orarit shpesh nuk paguhet dhe të gjitha këto vënë në pah shkeljet e supozuara gjatë punës. Studentët e rraskapitur gjithashtu kanë thënë se nëse nuk i plotësonin kuotat, ata nuk janë paguar me rrogën që fillimisht ua kishte premtuar shkolla. Shumë studentë që vinin nga zona të varfra dhe mbështeteshin në këto të ardhura për të mbuluar shpenzimet e shkollimit, konviktin, dhe pjesën tjetër të fitimeve ua dërgonin familjarëve.
Marina tha se ajo vendosi që largonte vajzën e saj nga programi kur kuptoi se ajo po punonte në kushte të rrezikshme dhe se stafi i shkollës kishte instruktuar studentët që të mos u tregonin prindërve të tyre lidhur me punën që bënin për montimin e dronëve.
“Për mua, ky ishte kulmi për mua”, tha Marina për Radion Evropa e Lirë, e cila kërkoi që identiteti i saj i vërtetë të mos zbulohej. “Ky është një proces i rrezikshëm i prodhimit ku përfshihen kemikate të rrezikshme. Ata po ashtu ua ndalojnë fëmijëve që t’iu tregojnë gjithçka prindërve të tyre”.
Radio Evropa e Lirë ka dërguar disa kërkesa për koment te pjesëtarë të ndryshëm të stafit dhe administratorëve në Universitetin Politeknik të Alabugës, por ata nuk janë përgjigjur.
Prodhimi i dronëve iranianë në Rusi
Dinamika e ndërlikuar dhe shqetësuese në Universitetin Politeknik Alabuga buron nga rritja e bashkëpunimit ushtarak midis Iranit dhe Rusisë, që është intensifikuar që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.
Irani ka thënë se i ka dhënë dronë Rusisë para nisjes së luftës, por që atëherë nuk i ka ofruar më fluturake. Megjithatë, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar për muaj të tërë se po vazhdojnë dërgesat dhe po thellohet bashkëpunimi midis Moskës dhe Teheranit, duke thënë se të dyja palët po eksplorojnë se si të ndërtojnë një fabrikë prodhimi brenda Rusisë për dronët iranianë.
Sipas The Wall Street Journal, një delegacion iranian ka vizituar Jelabugën në Tatarstan më 5 janar, duke vizituar një vend të mundshëm për një fabrikë të tillë në zonën e veçantë ekonomike afër Universitetit Politeknik Alabuga. Zyrtarët amerikanë në prill publikuan imazhe satelitore të uzinës që po ndërtohej.
Rusia veçse posedon një sërë dronësh, të cilët kryesisht përdoren për vëzhgim apo për zbulimin e artilerisë. Por, Moska gjithnjë e më shumë ka kthyer sytë kah Teherani për dronë sulmues.
Pasi u detyrua të braktiste territorin ukrainas që trupat e saj morën nën kontroll në fillim të luftës, Moska ndryshoi strategjinë, duke sulmuar vazhdimisht nga ajri qytetet ukrainase. Këto sulme shpesh kryen në kombinim me raketa lundruese dhe dronë që vetë shpërthejnë eksplozivët, duke ndërprerë linjat e furnizimit me energji dhe ujë për popullatën civile në Ukrainë.
Deri më tani, Irani i ka ofruar Rusisë kryesisht dronë “vetëvrasës”, që njihen me emrin Shahed-136. Këta dronë janë të aftë të bartin një sasi modeste të eksplozivëve që mund të shpërthejnë kur fluturakja përplaset me cakun, kanë thënë ekspertët ushtarakë.
Me nisjen e montimit të dronëve brenda vendit, Rusia mund të rrisë në mënyrë dramatike stokun e saj të sistemeve të armëve relativisht të lira, por shumë shkatërruese.
Marrëveshja po ashtu ofron përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe politike për Iranin, i cili është përpjekur të portretizojë veten si shtet neutral sa i përket luftës në Ukrainë. Shfaqja e dronëve të prodhuar nga Irani në qiejt e qyteteve ukrainase, megjithatë ka shkaktuar kërcënime për sanksione të reja ekonomike nga Perëndimi. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, muajve të fundit kanë nxjerr rregulla, që synojnë të ndërprenë rrjedhën e komponentëve të dronëve në Rusi dhe Iran.
The Washington Post në nëntor të vitit 2022 – duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të inteligjencës amerikane – raportoi se marrëveshja për dorëzimin e skicave dhe materialeve për prodhimin në Rusi u arrit pasi liderët iranianë besojnë se marrëveshja do t’i lejojë Iranit që të shmangë sanksionet e reja.
Rekrutimi i të huajve dhe edukimi patriotik
Zyrtarisht, Universiteti Politeknik i Alabugës nuk është kolegj. Të gjithë studentët e tij regjistrohen zyrtarisht në Kolegjin Politeknik të Jelabugës, që gjendet afër. Universiteti i Alabugës ekziston vetëm në letër si një program i specializuar për studentët që kërkojnë të depërtojnë në industritë e teknologjisë së lartë.
Aktualisht, 1.000 persona studiojnë në Universitetin Politeknik të Alabugës, dhe qindra prej tyre – shumica e të cilëve janë 15 deri në 17 vjeç – janë të përfshirë në montimin e dronëve iranianë.
Përveç punës me dronët, ka edhe sinjale të tjera që tregojnë për linja të paqarta në Rusi midis sistemit arsimor dhe ushtrisë së shtetit, në mes të luftës me Ukrainën.
Sipas studentëve aktualë dhe ish-studentëve të Universitetit Politeknik të Alabugës, krijimi i ekipit dhe aktivitetet jashtëshkollore që organizohen përmes shkollës shpesh kanë karakter “patriotik” që mund të jetë i dizajnuar për t’i ekspozuar studentët ndaj narrativëve zyrtarë të Qeverisë për ngjarjet ndërkombëtare apo për t’iu bërë jehonë raportimeve të televizionit shtetëror.
Lojërat e organizuara paintball janë bërë fokus i studentëve, veçanërisht të atyre që janë në vitin e parë. Në këto organizime ata inkurajohen që të garojnë kundër njëri-tjetrit dhe më pas të luajnë së bashku me lojtarët më me përvojë jashtë universitetit. Profesorët dhe zyrtarët e administratës rregullisht i referohen paintball-it si pjesë e një edukimi të nevojshëm “patriotik” për të plotësuar aspektin teknik të studimeve të tyre.
Në një rast, një grup studentësh të rinj garuan në paintball si ushtarë sovjetikë kundër lojtarëve të jashtëm që ishin të veshur me uniforma sikurse të ushtarëve të Gjermanisë naziste. Kjo lojë synonte të simulonte betejën e Stalingradit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas një studenti, flamuri nazist kishte simbolin e busullës që përdoret nga aleanca ushtarake e NATO-s në vend të svastikës së përdorur nga Gjermania naziste.
Rastet e tjera të mësimeve politike nga stafi janë më të drejtpërdrejta. Në një regjistrim të siguruar nga REL-i që daton më 16 qershor, një administrator i lartë dëgjohet duke u thënë adoleshentëve se NATO kishte nisur një luftë hibride ndaj Rusisë më 2011 dhe kjo luftë dalëngadalë është bërë më e hapur. Ky zyrtar më pas vazhdoi duke u thënë studentëve se puna e tyre dhe ndërrimet e gjata në fabrikën e dronëve janë pjesë e një lufte mbarëkombëtare kundër Perëndimit dhe se patriotizmi i tyre do të shpërblehet.
Disa studentë dhe prindër e kanë identifikuar këtë person, që dëgjohet në regjistrim, si Timur Shagivaleev, drejtor i përgjithshëm i zonës së posaçme ekonomike ku operojnë Universiteti Politeknik i Alabugës dhe fabrika e dronëve.
Shagivaleev nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për koment.
Burri në incizim më pas dëgjohet duke u thënë studentëve që të mos marrin pushim dhe të vazhdojnë të punojnë “edhe nëse nëna juaj ka ditëlindjen” dhe në fund mbyll fjalimin me “Rroftë shteti ynë i madh”.
Disa studentë aktualë dhe ish-studentë i kanë thënë REL-it se studentët që punojnë në fabrikën e dronëve shpesh lavdërohen nga stafi, ndërkaq ata që refuzojnë apo kërkojnë që t’iu ndryshohet vendi i punës për shkak të ngarkesës së madhe të punës, shpesh kritikohen publikisht. Në disa raste – sipas disa incizimeve që i ka dëgjuar REL-i – stafi i inkurajon studentët që të ngacmojnë të tjerët që nuk konsiderohen se janë mjaftueshëm “patriotë”.
Sipas hulumtimeve të Protokol dhe Razvorot, Universiteti Politeknik i Alabugës po ashtu ka rekrutuar studentë nga shtete të tjera. Shumica e tyre vijnë nga shtetet afrikane, por edhe nga Azia Qendrore dhe Azerbajxhani. Atyre u premtohet një pagë e majme si pjesë e programit dual.
Megjithatë, këtyre studentëve të huaj më pas u jepen detyra rreth kampusit dhe zonës së veçantë ekonomike që kërkojnë pak aftësi, sikurse puna e pastrimit. Ata po ashtu paguhen me rroga më të ulëta sesa fillimisht u ishte premtuar. REL
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24