Flash News

Bota

Franca zgjat lejen shëndetësore, nga 9 gushti e detyrueshme në bare, restorante dhe trena

Franca zgjat lejen shëndetësore, nga 9 gushti e detyrueshme në

Leja shëndetësore do të kërkohet me detyrim në bare, restorante, trena dhe autobusë duke filluar nga data 9 gusht në të gjithë Francën.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal. Projektligji që përfshin zgjatjen e lejes së shëndetit, u miratua nga Parlamenti të dielën."Më 9 gusht, leja e zgjatur e shëndetit do të hyjë në fuqi", ka thënën Attal.

Në fjalimin e tij të 12 korrikut drejtuar popullit, presidenti Emmanuel Macron njoftoi se pasagjerët në udhëtime me tren dhe autobusë, si dhe njerëzit që hyjnë në bare, restorante, kafene, spitale dhe shtëpi pleqsh, do të duhet të tregojnë lejen e shëndetit "nga fillimi i gushtit ”.

Leja është kërkuar në vendet e kulturës dhe kohës së lirë që mban më shumë se 50 persona që nga 21 korriku. Kjo vlen për teatrot, kinematë, bibliotekat, parqet tematike, sallat e koncerteve, festivalet, pishinat ose qendrat e kohës së lirë, muzetë dhe monumentet.

Ndërsa ministri i transportit Jean-Baptiste Djebbari kishte sugjeruar që zgjatja e lejes së shëndetit të bëhej midis 7 dhe 10 gushtit.

"Për fluturimet e brendshme dhe për trenat në distanca të gjata, që do të thotë TGV, ndërqytetet dhe trenat e natës, do t'ju duhet të tregoni një leje shëndetësore," tha Djebbari.

 

Të fundit