Flash News

Bota

Irani refuzon bisedimet me SHBA-në mbi programin bërthamor

Irani refuzon bisedimet me SHBA-në mbi programin bërthamor

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi e ka përshkruar perspektivën e negociatave të drejtpërdrejta mbi programin e tij bërthamor me Shtetet e Bashkuara si "të pakuptimta" mes tensioneve në rritje midis dy vendeve, shkruan Al Jazeera.

Vërejtjet e Araghchi erdhën në një deklaratë të dielën, pasi Trump tha muajin e kaluar në një letër dërguar liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, se ai shpresonte se do të kishte një negociatë midis vendeve të tyre që synojnë parandalimin e Teheranit nga marrja e armëve bërthamore.

Araghchi vuri në pikëpyetje sinqeritetin e Uashingtonit në thirrjen për negociata, duke thënë të dielën, "Nëse doni negociata, atëherë çfarë kuptimi ka të kërcënoni?"

Teherani, i cili pohon se nuk po kërkon një armë bërthamore, deri më tani ka hedhur poshtë propozimet e Uashingtonit, por ka thënë se është i hapur ndaj diplomacisë indirekte – një qëndrim i përsëritur nga Araghchi në deklaratën e së dielës.

Të fundit