Flash News

Bota

Itali/ Zgjerohet harta e rajoneve, ku është rikthyer izolimi

Itali/ Zgjerohet harta e rajoneve, ku është rikthyer izolimi

Qeveria italiane ka ashpërsuar masat kundër përhapjes së pandemisë edhe në pesë rajone. Dy rajone ishin më herët në këtë nivel të masave, ndërsa tani shtatë nga gjithsej 20 rajonet e Italisë janë në zonën portokalli, që shënon rrezik nga mesatar në të lartë.

Ishte ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza i cili firmosi dekretin. Rajonet Abruzzo, Basilicata, Liguria, Tuskania dhe Umbria u bashkohen Sicilisë dhe Pulias në mbylljen e bareve dhe restoranteve. Gjithashtu banorët e këtyre rajoneve nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë në rajone tjera.

Masat kufizuese në bazë të rajoneve u prezantua të premten e kaluar, bashkë me masën mbarëkombëtare për orë policore prej orës 22 deri në 5 të mëngjesit për 60 milionë banorët e këtij shteti.

Të fundit