Flash News

Bota

Kina ‘ngrin’ nga i ftohti, temperatura zbret në -53 gradë celsius

Kina ‘ngrin’ nga i ftohti, temperatura zbret në -53 gradë

Qyteti më verior i Kinës, Mohe, ka regjistruar temperaturën e tij rekord më të ulët.

Mohe - i njohur si "poli i Veriut të Kinës" - është në provincën e Heilongjiang, afër kufirit rus.

Të dielën, stacioni i tij meteorologjik lokal regjistroi një temperaturë rekord të ulët prej -53C (-63F) në orën 7 të mëngjesit. Temperatura e mëparshme më e ftohtë e regjistruar në qytet ishte -52.3C, në vitin 1969, shkruan BBC. 

Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë në Kinë është -58 gradë Celsius, në qytetin Genhe, Mongolia e Brendshme në dhjetor 2009.

 

Të fundit