Flash News

Bota

Konfirmohen rastet e para me gripin e shpendëve te njerëzit

Konfirmohen rastet e para me gripin e shpendëve te njerëzit
Foto ilustruese

Janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve H5N8 te njerëzit. Kështu bënë me dije ekspertët, ndërsa shtuan se nuk ka shenja të transmetimit midis njerëzve.

Autoritetet në Rusi i kanë dërguar informacion Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shtatë raste që u zbuluan tek punëtorët në një fermë pulash dhjetorin e kaluar në jug të vendit.

Punonjësit që u infektuan me H5N8 nuk patën ndonjë pasojë serioze shëndetësore dhe që prej asaj kohe janë shëruar plotësisht.

Autoritetet në Rusi thanë të shtunën se do të zhvillojnë teste dhe një vaksine kundër H5N8, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

OBSH ende nuk ka dhënë ansjë prononcim lidhur me këtë çështje.

Të fundit