Flash News

Bota

Konfirmon Escobar: Në fund të muajit përfundon mandati im si i dërguar i SHBA-së për BP

Konfirmon Escobar: Në fund të muajit përfundon mandati im si i

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar konfirmon se në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij.

Gjatë një bisede virtuale me gazetarët, ai sqaroi se posti ishte 2-vjeçar, por kishte kërkuar edhe një vit shtesë me shpresën që do të bëhej përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sepse vërtetë kam besuar që deri në fund të këtij viti ne do të kishim më shumë përparim në Marrëveshjen e Ohrit, se do të kishim zbatim të plotë të disa kërkesave për Serbinë dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe që do të ishim në gjendje ta sillnim Kosovën më afër integrimit evropian përmes Partneritetit për Paqe dhe kandidaturës për BE", tha ai.

Dy ditë më parë u raportua në media se Escobar është shkarkuar nga posti i emisarit, por Departamenti amerikan i Shtetit i ka hedhur poshtë këto raportime.

Një zëdhënës i DASH-it tha se Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, por është bërë ndryshimi posti.

 

Të fundit