Flash News

Bota

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shtrua në spital të shtunën për shkak të problemeve nga dehidratimi, tha zyra e tij.

Testet fillestare të Netanyahut "dolën normale" dhe ai duket se është në "gjendje të mirë", tha zyra e tij në një deklaratë, shkruan CNN.

Ai u shtrua në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan, një periferi e Tel Avivit.

Deklarata, e dhënë për CNN, tha se Netanyahu u ankua për "marramendje të lehtë" fillimisht.

“Me rekomandimin e mjekëve, kryeministri vijon t'i nënshtrohet analizave rutinë shtesë.

Kryeministri lëshoi një deklaratë video më vonë të shtunën duke sugjeruar se ai ishte i dehidratuar dhe këshilloi njerëzit të pinin më shumë ujë.

“Dje kalova kohë me gruan time në Detin e Galilesë, në diell, pa kapelë, pa ujë. Nuk është një ide e mirë," tha Netanyahu, "Pra së pari dua t'ju falënderoj të gjithëve për shqetësimin tuaj dhe gjithashtu ekipet e shkëlqyera këtu në Sheba që më ekzaminuan.

“Faleminderit Zot, ndihem shumë mirë, por kam vetëm një kërkesë pwr ju: po kalojmë një valë të nxehti në vend, ndaj ju lutem, rrini më pak në diell dhe pini më shumë ujë dhe le të kalojmë të gjithë mirë”.

Temperaturat në Izrael kanë arritur në mesin e 30 gradë Celsius (të ulëta 90 gradë Fahrenheit) për disa ditë dhe pritet të vazhdojnë në atë nivel për javën e ardhshme, tha Shërbimi Meteorologjik i Izraelit.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid i uroi Netanyahut "një shërim të plotë dhe shëndet të mirë" në një postim në Twitter.

Netanyahu, 73 vjeç, është lideri i Partisë Likud të qendrës së djathtë të Izraelit dhe ka qenë figura dominuese në politikën izraelite për gati tre dekada.

 

Të fundit