Flash News

Bota

Papa Françesku shtrohet në spital, diagnostikohet me infeksion respirator

Papa Françesku shtrohet në spital, diagnostikohet me infeksion

Papa Françesku do të shtrohet në spital për disa ditë për trajtimin e një infeksioni respirator, tha Vatikani të mërkurën.

"Ditët e fundit Papa Françesku 86 vjeç u ankua për vështirësi në frymëmarrje dhe këtë pasdite ai shkoi në Policlinico A. Gemelli për disa kontrolle mjekësore," tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni në një deklaratë, duke iu referuar spitalit të Romës që trajton tradicionalisht papët.

“Rezultati i tyre tregoi një infeksion respirator (duke përjashtuar infeksionin Covid-19) që do të kërkojë disa ditë trajtim të duhur mjekësor spitalor”, tha Bruni të mërkurën.

Ai shtoi: “Papa Françesku është prekur nga mesazhet e shumta të marra dhe shpreh mirënjohjen e tij për afërsinë dhe lutjen”.

 

Të fundit