Flash News

Bota

Parlamenti Evropian miraton raportin për t’i dhënë menjëherë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat në BE

Parlamenti Evropian miraton raportin për t’i dhënë

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 vota pro, 45 vota kundër dhe 14 abstenim raportin në të cilin kërkon menjëherë status të vendit kandidat për në BE të Ukrainës dhe Moldavisë.

Në këtë raport tregohet po ashtu vullneti për t`i dhënë statusin Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme. Deputetët pohojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”.

Por, ata theksojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se ky mbetet një proces bazuar ne meritë. Deputetët deklarojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”.

Të fundit