Flash News

Bota

Regjistrohen viktimat e para nga përmbytjet në Itali, çfarë thonë meterologët për stuhinë që ka përfshirë Siçilinë

Regjistrohen viktimat e para nga përmbytjet në Itali,

Përmbytjet kanë "pushtuar" qytetin sicilian Catania, duke vrarë të paktën dy persona. Stuhi të forta goditën Italinë jugore për të tretën ditë radhazi, duke lënë rrugët të zhytura në ujë në disa pjesë të ishullit të Siçilisë.

Meterologët thonë se Sicilia lindore po goditet nga një uragan i rrallë mesdhetar, i njohur si Medicane. Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë lëshoi ​​dje paralajmërimin më të ashpër të motit për pjesë të Siçilisë dhe Kalabrisë fqinje, raporton BBC.

Agjencia paralajmëroi për rrezik të mundshëm për jetën dhe dëmtime të pronës nga shiu i dendur, stuhitë dhe erërat e forta. Kryetari i bashkisë së Katanias, Salvo Pogliese tha se pjesët lindore të Siçilisë po përjetonin ngjarje të jashtëzakonshme të motit "të pashembullt" në intensitetin e tyre.

Duke përmendur "seriozitetin e situatës", kryebashkiaku urdhëroi mbylljen e të gjitha bizneseve në Catania përveç shërbimeve thelbësore. Shirat kanë përmbytur pjesët historike të Catanias.

Të fundit