Flash News

Bota

Rëndohet bilanci, shkon në 14 numri i viktimave në Turqi dhe Greqi nga tërmeti me magnitudë 6.6

     
Rëndohet bilanci, shkon në 14 numri i viktimave në Turqi dhe
 

Rëndohet bilanci i viktimave në Turqi dhe Greqi nga tërmeti me magnitudë 6.6, i regjistruar gjatë ditës së sotme.

Sipas autoriteteve vendase, deri tani janë regjistruar zyrtarisht 14 viktima, 12 në Turqi dhe dy të rinj në Greqi.

Nga goditja e fuqishme u shembën dhjetëra banesa dhe pallate, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja.

Në Turqi, të paktën 20 ndërtesa vetëm në qytetin e Izmirit u shkatërruan, tha Kryetari i Bashkisë Tunc Soyer. Imazhet treguan automjete të dëmtuara nën ndërtesa dhe njerëz që gërmonin nëpër rrënoja në kërkim të të mbijetuarve.

Të paktën 522 njerëz janë plagosur në Turqi, tha Murat Kurum, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë. Dhjetëra u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit duke përdorur fadroma dhe helikopterë për të kërkuar të mbijetuarit.

Kurum tha se janë regjistruar 114 paslëkundje dhe operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në 17 ndërtesa, katër prej të cilave janë shembur.

Të fundit