Flash News

Bota

“Rusia do të bëhet zot i botës", çfarë parashikoi Baba Vanga për vitin 2022

“Rusia do të bëhet zot i botës", çfarë

Baba Vanga, një grua e verbër nga Bullgaria që besohet se është në gjendje të parashikojë të ardhmen, kishte një listë të gjatë parashikimesh për këtë vit, duke përfshirë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ky parashikim duket se është realizuar, shkruajnë mediat e huaja. Thuhet se parashikimet e sja kanë rezultuar të sukseshme në masën 85%. Baba Vanga kishte parashikuar sulmet e 11 shtatorit dhe ato kimike siriane.

Ndoshta më shqetësuesja në këtë moment ishte profecia e Luftës së Tretë Botërore që ajo kishte bërë. Sipas Baba Vangas: "Rusia jo vetëm që do të mbijetojë, por do të dominojë botën".

Ky parashikim shihet me shqetësim, pasi frika për një luftë bërthamore është rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Tani njerëzit kanë frikë se një nga parashikimet e saj po bëhet realitet. Ajo tha në vitin 1979 se Rusia do të bëhej "zot i botës" pasi Evropa të bëhej një "djerrinë".

Thuhet se Baba Vanga ka parashikuar se:"Gjithçka do të shkrihet, sikur akulli, vetëm një do të mbetet e paprekur - lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë. Të gjithë do të hiqen prej saj nga rruga dhe jo vetëm që do të mbahet, por edhe do të bëhet zot i botës".

Ajo vdiq në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare dhe nuk arriti të shikonte se si rezultuan të vërteta parashikimet e saj. Për 2022-shin, ajo kishte thënë se do të ishte një vit kaotik.

Gjithashtu parashikoi një tjetër pandemi, këtë herë të zbuluar në Siberi, e shkaktuar nga një virus i ngrirë që do të çlirohet nga ndryshimet klimatike.

 

Të fundit