Flash News

Bota

Rusia kërkon dorëzimin e Mariupolit, jep afat deri në orët e para të mëngjesit

Rusia kërkon dorëzimin e Mariupolit, jep afat deri në orët e

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se Ukraina ka kohë deri në orët e para të mëngjesit të 21 marsit për të dhënë përgjigjen e saj për dorëzimin e Mariupolit, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qenë i bindur se Ukraina nuk do të pranojë asnjë kusht paqeje që komprometon integritetin e saj territorial.

Sot më herët, në një intervistë për CNN, Zelensky tha se është gati për negociata me presidentin Putin, që t`i japin fund kësaj lufte, por ai ka përsëritur shpesh herë se nuk do negociohet duke sakrifikuar territoret e Ukrainës.

 

Të fundit