Flash News

Bota

"Si vaji dhe uthulla", Trump nuk jep asnjë deklaratë për shanset e një samiti Zelensky-Putin

"Si vaji dhe uthulla", Trump nuk jep asnjë deklaratë

Një javë pasi takoi Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska, Presidenti Donald Trump nuk u zotua për të organizuar një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Putinit, duke thënë se të dy janë "si vaji dhe uthulla".

"Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye të qarta, por do ta shohim", tha Trump. "Dhe pastaj do të shohim nëse do të më duhet të jem atje apo jo".

Komentet e presidentit erdhën pasi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov tha më herët sot se nuk kishte plane për një takim midis dy udhëheqësve.

Trump tha më herët këtë javë se Putin dhe Zelensky do të takoheshin si pjesë e përpjekjes së tij për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Por këto plane ende nuk janë realizuar dhe SHBA-të kanë bërë pak përparim të dukshëm në bindjen e të dy palëve për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta, shkruan CNN

Të fundit