Flash News

Bota

Siria feston faljen e parë të xhumasë pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad

Siria feston faljen e parë të xhumasë pas rrëzimit të

Pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad në një ofensivë të rrufeshme nga forcat rebele, Siria po përjeton një moment historik. Në xhaminë Umayyad të Damaskut, dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur për faljen e parë të së Premtes pas çlirimit të vendit.

Xhamia ikonike në kryeqytetin sirian është kthyer në një qendër të atmosferës festive, ku qytetarët janë mbledhur që herët në mëngjes. Pas lutjes, pritet që turma të marshojë drejt sheshit qendror të Damaskut, duke shënuar një moment uniteti dhe gëzimi për popullin sirian.

Në të gjithë vendin po zhvillohen festime për lirimin nga regjimi, megjithatë, gëzimi përzihet me dhimbjen e mijëra njerëzve që vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e tyre, të zhdukur në burgjet famëkeqe të regjimit të mëparshëm.

Ky moment historik shënon jo vetëm fundin e një epoke të errët, por edhe fillimin e një kapitulli të ri për Sirinë dhe qytetarët e saj.

Të fundit