Flash News

Bota

Trump kritikon kryeministrin britanik, e quan “të padobishëm” në sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit

Trump kritikon kryeministrin britanik, e quan “të

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kritikuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për rolin e tij në sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.

Duke folur për Sun, Trump th se kryeministri britanik nuk ka qenë i dobishëm.

“Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë. Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar. Është shumë e trishtueshme të shohësh që marrëdhënia padyshim nuk është ajo që ishte”, deklaroi Trump.

Të hënën, Starmer i tha Dhomës së Komunave se qeveria "nuk beson në ndryshimin e regjimit nga qielli", pra përmes sulmeve me raketa.

Mbretëria e Bashkuar fillimisht nuk lejoi që SHBA-të të përdorin bazat britanike për të sulmuar Iranin, por më pas hapi bazat e saj për sulme mbrojtëse në vendet iraniane.

Të fundit