Flash News

Bota

Trump me tone të forta ndaj Putinit/ Rusia: Lufta e Tretë Botërore, rreziku i vërtetë!

Trump me tone të forta ndaj Putinit/ Rusia: Lufta e Tretë

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë marrë një kthesë të re, pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump “paralajmëroi” Vladimir Putinin të mos luajë me zjarrin. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump deklaroi se, po të mos kishte qenë ndërhyrja e tij, shumë ngjarje të këqija do të kishin ndodhur në Rusi.

Reagimi nga Moska nuk vonoi. Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, iu përgjigj me tone të ashpra deklaratave të Trump, duke përmendur hapur rrezikun e një konflikti global.

“Unë di vetëm një gjë që është vërtet e keqe dhe kjo është Lufta e Tretë Botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë,” – u shpreh Medvedev.
Deklaratat e ndërsjella vijnë në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet ndërkombëtare, ku tensionet gjeopolitike mes fuqive të mëdha janë në rritje. Komentet e Trump dhe përgjigjja e Medvedevit kanë ngjallur shqetësim për një përshkallëzim të mundshëm diplomatik apo edhe ushtarak.

Nuk dihet ende nëse këto deklarata do të pasohet nga veprime konkrete nga ana e palëve, por një gjë është e qartë: retorika po bëhet gjithnjë e më e zjarrtë.

Të fundit