Flash News

Bota

Trump refuzon të pranojë rezultatin, Biden pritet të prezantojë kabinetin

Trump refuzon të pranojë rezultatin, Biden pritet të

Presidenti Donald Trump vazhdon të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit me pretendimin e manipulimit të votave.

Ndërkohë që Trump vijon me betejën ligjore, presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të bëjë publike emrat e zgjedhur për kabinetin e tij qeverisës.

Përgatitje po bëhen edhe për inaugurimin e tij në janar megjithëse pritet të jetë një festë e reduktuar për shkak të rreziqeve të përhapjes së koronavirusit. Sa i përket inaugurimit të janarit tanimë kanë nisur spekulimet se Trump nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni.

 

Të fundit