Flash News

Bota

Ulja e pritshmërive! Pse Putin nuk e uroi publikisht Trump për fitoren e zgjedhjeve në SHBA?

Ulja e pritshmërive! Pse Putin nuk e uroi publikisht Trump për fitoren

Donald Trump fitoi sërish zgjedhjet për president e do jetë në Shtëpinë e Bardhë. Në fund të fundit, gjatë fushatës, kandidati republikan kishte shmangur kritikimin e Vladimir Putinit. Ndryshe nga Kamala Harris, që e quajti Putinin “një diktator vrasës”.

Trump kishte vënë në pikëpyetje gjithashtu shkallën e ndihmës ushtarake amerikane për Kievin. Publikisht, megjithatë, Kremlini po bën gjithçka për të dhënë përshtypjen se nuk është i emocionuar nga një fitore e Trump.

 “Unë nuk jam në dijeni të ndonjë plani [që Presidenti Putin] të ketë uruar Trump,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Mos harroni se [Amerika] është një “vend jomik” i cili është i përfshirë drejtpërdrejt dhe tërthorazi në një luftë kundër shtetit tone”, shtoi Peskov.

Ulja e pritshmërive – Donald Trump po fiton sërish, thuajse njësoj me vota si në mandatin e parë. Kremlini kishte shpresa të mëdha se një presidencë e Trump do të transformonte marrëdhëniet SHBA-Rusi. Por, kjo kur ishte Donald Trump në krye të Amerikës, nuk ndodhi.

Një ekspert tha se mendon se nën Trumpin, Shtetet e Bashkuara do të “tërhiqen” nga statusi i superfuqisë së tyre globale. Se çfarë do të ndodhë më tej, dhe në raportet me Rusinë, pritet të shikohet, pasi Trump të ulet në zyrën ovale.

Të fundit