Flash News

Bota

Von der Leyen: Evropa nuk e nisi debatin për tarifat, ne jemi të gatshëm të hapim rrugë të reja tregtare

Von der Leyen: Evropa nuk e nisi debatin për tarifat, ne jemi të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka folur për tarifat që SHBA i ka vendosur BE-së.

Von der Leyen ka deklaruar se Evropa është e gatshme të hapë rrugë të reja tregtare dhe u zotua se qytetarët evropiane do të mbrohen nga këto tarifat.

“Evropa nuk e filloi debatin për tarifat. Tarifat janë taksa që paguajnë qytetarët. Por Evropa ka mjetet për të mbrojtur popullin tonë dhe prosperitetin tonë. Ne gjithmonë do të promovojmë dhe mbrojmë interesat dhe vlerat tona. Dhe ne gjithmonë do të mbrojmë Evropën. Ne jemi të gatshëm të hapim rrugë të reja tregtare dhe jemi në negociata me shumë vende të botës për të lidhur marrëveshje tregtare,” tha Von der Leyen.

 

Të fundit