Flash News

Bota

Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York

Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York

Ekzekutohet Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA.

50 vjeçari u qëllua me armë në gjoks në hotelin New York Hilton Midtown që ndodhet ne qendër të Manhatanit, shkruan CNN

Ai u dërgua në spitalin Mount Sinai West në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Oficerët janë ende në kërkim të autorit , i cili sipas mediave vendase u largua në lindje në këmbë përgjatë 6th Avenue.  

Policia ka ofruar edhe një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacionin në lidhje me vdekjen e Thompson.  

Të fundit