Flash News

Bota

YouTube pezullon llogarinë e Donald Trump

YouTube pezullon llogarinë e Donald Trump

Pas Facebook dhe Twitter, edhe YouTube ka pezulluar kanalin e Presidentit Donald Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë, tha kompania të martën në mbrëmje.

Ky vendim vjen pasi një video e fundit në kanalin e Trump kishte nxitur dhunë, tha YouTube për CNN Business. Ajo video tani është hequr.

YouTube nuk pranoi të ndajë detajet e videos, por tha se pas një javë ndërprerjeje, ai do të rishikojë vendimin. YouTube gjithashtu hoqi përmbajtjen nga kanali i Shtëpisë së Bardhë për shkelje të politikës, tha kompania.

Deri më tani, YouTube kishte qenë e vetmja platformë kryesore e mbetur e mediave sociale që nuk e kishte pezulluar Trump në një farë mënyre. Facebook ka pezulluar llogarinë e Trump "për një kohë të pacaktuar", ndërsa Twittter e ka ndaluar plotësisht Trump.

 "Pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe në dritën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne hoqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin Donald J. Trump", tha një zëdhënës i YouTube në një deklaratë.

YouTube gjithashtu tha se do të ndërmarrë hapa shtesë të çaktivizimit të komenteve nën videot në kanalin e Trump.

Të fundit