Flash News

Bota

Zelensky: SHBA do të ndërmarrë lëvizje të rëndësishme nëse Rusia refuzon propozimin e armëpushimit

Zelensky: SHBA do të ndërmarrë lëvizje të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një konferencë për shtyp të mërkurën, ka komentuar zhvillimet e djeshme në Arabinë Saudite, ku u zhvilluan bisedime të rëndësishme për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë, me pjesëmarrjen e zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas.

Zelensky deklaroi se nëse Rusia refuzon propozimet e bëra gjatë takimit të delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Jeddah, Ukraina mund të llogarisë në hapa të fortë nga Shtetet e Bashkuara kundër palës ruse. Ai theksoi se këto hapa mund të përfshijnë sanksione të reja dhe mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën.

"Kuptimi im është se ne mund të mbështetemi në hapa të fortë. Nuk i di ende detajet, por po flasim për sanksione dhe mbështetje për Ukrainën. Gjithçka varet nga Rusia," tha ai.

Gjithashtu, Zelensky e bëri të qartë se Ukraina nuk do të njohë asnjë territor të pushtuar nga Rusia. Ai theksoi sakrificat e popullit ukrainas dhe heronjve të tij që kanë luftuar dhe dhënë jetën për mbrojtjen e atdheut, duke shtuar: "Ne nuk do të harrojmë këtë."

Presidenti ukrainas gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e Ukrainës për të nënshkruar një marrëveshje kornizë me Shtetet e Bashkuara për mineralet e rralla të tokës, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

Të fundit