Flash News

KRYESORE

Braçe, akuza qeverisë për mungesën e dritave në Bubullimë

Braçe, akuza qeverisë për mungesën e dritave në

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka shpërthyer me kritika ndaj qeverisë, për shkak se në një fshat të zonës ku ai është zgjehdur si përfaqësues i popullit, banorët kanë mbetur 40 orë pa drita.

Ligjvënësi i majtë nuk i ka kursyer sulmet për sistemin e organizimit të të furnizimit me energji elektrike, i cili jo vetëm tani që tepsia apo timoni është i tëri i PS, por edhe më herët gjatë 5 viteve të fundit është administruar nga socialistët.

Ja sulmi direkt i Braçes, i postuar prej tij në Facebook:

I kerkoj shume ndjese banoreve te fshatit Imshte ne njesine Bubullime, per 40 oret e kaluara pa energji.

Keshtu eshte kur administrativisht je ne Lushnje, per furnizimin me energji je ne Fier dhe, drejtorine e ke ne Berat!!

Dua te falenderoj administratorin e pergjithshem te OSHEE Adrian Cela qe e zgjidhi kete problem.

Cdo elektricist qe vec tani u vu ne levizje.

Shpresoj te mos perseritet me.

Të fundit