Flash News

KRYESORE

Brokoli, një nga perimet ideale për shëndetin tuaj

Brokoli, një nga perimet ideale për shëndetin tuaj

Brokoli sjell shumë benefitet në shëndetin tonë. Përmban 35 kalori në vetëm në 100 gr ndërkohë që përmban shumë vlera për trupin.

Brokoli ka veti anti-kancerogjene 2 substancat më të njohura janë I3C (indole-3-carbinol) dhe sulforafane (sulforaphane).

Përforcues Imunitetit (pasi është i pasur në vitaminë C)

Është i dobishëm për mbrojtjen e zemrës të gjithë personat që kanë probleme kardiovaskulare (përmban shumë Kalium, i cili ndihmon në balancim e tensionit arterial)

Shikoni se sa shumë vlera përmban në vetëm 100gr:

– 5 gr Karbohidratet

– 6,64 gr Fibra

– 0,37 gr yndyrë

– 2,82 gr Proteina

– 89,2 mg Vitaminë C

– 0,73 mg Hekur

– 21 mg Magnez

– 66 mg Fosfor

– 316 mg Kalium

– 0,41 mg Zing

– 63 mg Acid folik (B9)

KUJDES! Për të marrë maksimumin e vlerave këshillohet të konsumohet kryesisht i freskët ose i zier për shumë pak minuta. Pra, kur uji ka valuar, mund ta shtoni vetëm për pak minuta dhe jo më tepër. Mund ta konsumoni:

Si sallatë me perime të freskëta ose edhe të ziera.

Si përbërës ne supa të ndryshme

Në omletë

Si pure me perime të tjera miks për vogëlushët tuaj etj.

Të fundit