Flash News

KRYESORE

Bushati: Në Shkodër do të nisin disa projekte të rëndësishme, qyteti i lënë pas dore

Bushati: Në Shkodër do të nisin disa projekte të

Drejtuesi politik për qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati deklaroi se bashkia e qytetit ka nevojë të ndryshojë dhe do të jetë apolitike. Ndërsa Partia Socialiste pret nga ditë në ditë të marrë drejtimin e baskisë, Bushati tregon se shpejt do të nisin disa projekte të rëndësishme.

"Është një proces analize normale që po zhvillojmë me çdo bashki dhe tani është radha e Shkodrës. Analizojmë në radhë të parë votën dhe mbi të gjitha atë çfarë e pret ekipin tonë në Bashkinë Shkodër dhe Valdrinin në krye të 4 viteve të ardhshme.

Bashkia do të bëjë punën për të gjithë qytetarët dhe duhet të fillojnë disa projekte të rëndësishme sepse qyteti ka nevojë të ndryshojë dhe bashkia ka nevojë të ndryshojë", tha Bushati.

Ai shtoi se Shkodra ka nevojë për një kryebashkiak të përkushtuar për komunitetin.

"Në Shkodër këtë bashki e ka drejtuar PD por është e vërtetë që qyteti është i lanë pas dore dhe nuk ka administrim lokal të punëve që u duhet tu rrish te koka dhe një kryetar duhet të jetë i përkushtuar për punën e komuniteit dhe jo për replika që në fund të ditës kam përshtypjen se nuk i japin diçka bashkisë. Ka një qajse osbtruksioniste, dhe në një gare ku nuk ka më shumë se një kandidat është e kuptueshme se që nuk do të ketë një emocion sikurse ka një garë zakonisht. Kjo na bën dyfish më të kujdesshëm për të administruar Bashkinë Shkodër në mënyrë dinjitoze. Ka nevojë për ndërhyrje emergjente që qyteti të kapë ritmin e qyteteve të tjera", u shpreh ai.

Në fund siguroi punonjësit e administratës lokale se nuk do të ketë asnjë hakmarrje mes administratës në Shkodër.

Të fundit