Flash News

KRYESORE

"Bushtrica 4", ministria anullon koncesionin, preket parku Shebenik-Jabllanicë

"Bushtrica 4", ministria anullon koncesionin, preket parku

Ministria e Energjisë dhe Industrisë është e detyruar të anulojë koncesionin për hidrocentralin “Bushtrica 4” pasi cenon territorin e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Detajet i bën të ditura vet ministria pasi kjo zonë është futur në hartën e UNECSO.

“Në mbështetje te Ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, Nenit 24 te Ligjit nr. 9643 date 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, VKM nr. 575 datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar, PËR ARSYE SE: Zona e parashikuar për zhvillimin e projektit ne kuotat 1336-820 m.m.n.d në Lumi Bushtricës, sipas koordinatave përkojnë brenda territorit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, ku një pjesë e mirë bie edhe në zonën e përcaktuar si Nënzonë Qendrore e Rrajcës, me shkallën më të lartë të mbrojtjes dhe së fundmi edhe me zonën pyjor që u shpall nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës.

Si rrjedhojë, referuar Ligjit për Zonat e Mbrojtura datë Nr. 81/2017, datë 04.05.2017, Neni 16, pika 2 germa (c) nuk mund të lejohet asnjë lloj aktiviteti njerëzor.

Vendos: Anulimin e procedurës konkurruese Dhënie me koncesion e hidrocentralit Bushtrica 4”, citohet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë.

 

Të fundit