Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: 270 mijë votues janë zhdukur me urdhër të Sandër Lleshajt

Bylykbashi: 270 mijë votues janë zhdukur me urdhër të

Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, se ka zhdukur 270 mijë votues që nuk kanë një adresë të regjistruar. Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Bylykbashi tha se në zgjedhjet e kaluara, këta votues pa adresë të saktë janë regjistruar derë më derë dhe u është përcaktuar qendra e votimit. Sot, thotë Bylykbashi, këta votues nuk e dinë ku duhet të votojnë për zgjedhjet lokale.

Sipas ish-deputetit demokrat, ky vendim është marrë nga ministri Lleshaj, i cili urdhrin e ka dhënë në mënyrë verbale.

Oerd Bylykbashi theksoi se me këto shkelje të shumta, nuk mund të ketë zgjedhje me standarde.

Të fundit