Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Gjobitja e Bashes dhe e biznesit, hakmarrje politike dhe e paligjshme

Bylykbashi: Gjobitja e Bashes dhe e biznesit, hakmarrje politike dhe e

Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar hakmarrje politike gjobitjen e kryedemokratit Lulzim Basha dhe përfaqësuesve të tjerë të biznesit nga policia pas një aktiviteti në Durrës.

Sipas Bylykbashit, këto akte, sipas tij të paligjshme, duhen revokuar menjëherë, ose do të konsiderohen shkelje e ligjit dhe shpërdorim detyre.

“Para pak kohesh kam paralajmëruar per pandeminë e AUTOKRACISE sepse masat e jashtëzakonshme te Edi Rames jane ne kundërshtim me Kushtetutën. Ato kufizojnë te drejtat kushtetuese  ne menyre joproporcionale.

Sot u dha prova e vertete qe Edi Rames, masat e jashtezakonshme dhe gjendja e fatkeqesise natyrore i duhen per shkeljen e lirise se qytetareve dhe goditjen e Opozites dhe jo per te luftuar Covid 19.

Kreu i Opozites dhe PD zhvilloi takime ne qytetin e Durresit me perfaqesues biznesesh qe po vuajne pasojat e renda te masave te pajustifikuara te Edi Rames. Kryeministri po i mbyt bizneset, nderkohe Opoztita u qendron prane, merr mendimin e tyre dhe propozon masa per lehtesimin e veshtiresive.

Nderkohe qe pandemia flet me shifra, dhe keto shifra nuk justifikojne dot kufizimin e lirive themelore dhe atyre ekonomike sic ka bere qeveria, pandemia ekonomike ka kapur per gryke biznesin dhe qytetaret e thjeshte. Por Edi Rama nuk pranon qe perfaqsues te biznesit te ankohen tek opozita.

Ne nje mase te paprecedent, Policia ka gjobitur bizneset e pefshira ne aktivitet me liderin e Opozites dhe qe shprehnin ankimet kunder qeverise. Edi Rama i mbyt ekonomikisht dhe i ndeshkon kur ankohen.

Por ne veprim haptazi kunder opozites politike, ka gjobitur edhe kreun e PD dhe drejtuesit e deges se PD ne Durres per aktivitetin politik. Kjo eshte hakmarrje e paster politike dhe pengim i aktiviteteve kushtetuese te Opozites.

Por nuk mund te mos jene ‎edhe qesharake. Policia i heq lejet e drejtimit te automjeteve përfaqësuesve te Opozites qe kishin shkuar ne kembe ne aktivitet. Kjo hakmarrje eshte qesharake por edhe e kunderligjshme.

Keto akte te paligjshme duhen revokuar menjehere. Perndryshe do te konsiderohen shkelje e ligjit dhe shpedorim detyre”, reagon ish-deputeti.

Të fundit