Flash News

KRYESORE

Capital T dhe Elvana Gjata, bashkë për të sjellë hitin e verës

"Lejla" është bashkëpunimi i fundit që Elvana Gjata kishte me Capital T dhe pas këtij bashkëpunimi ishte pikërisht momenti kur Elvana po synonte karrierën ndërkombëtare dhe shkëputi çdo projekt muzikor e biznes me Shqipërinë. Mirëpo, prej thuajse një viti e gjysmë, Elvana i është rikthyer muzikës në Shqipëri, ku edhe po punon vazhdimisht me projekte të reja muzikore.

Së fundmi, siç bën me dije Prive.al, Elvana po bashkëpunon me Capital T për të sjellë një super hit veror.

Prive.al shkruan se kënga do të publikohet sot dhe është xhiruar në Shqipëri. Deri më tani nuk është bërë me dije asnjë detaj nga asnjëri prej këngëtareve. Valdrin Sahiti ka qenë ai që ka postuar para disa ditesh foto e video të Elvanës, shumë sensuale.

E ndërsa Capital T, mbrëmjen e kaluar Capital T ka publikuar një foto me mbishkrimin, “Qetësi para stuhie”, dhe sigurisht ka ngjallur mjaft kuriozitet tek të gjithë.

Të fundit