Flash News

KRYESORE

“Çdo ditë është një vjedhje”, Ervin Salianji publikon kontratën: Edhe Kepi i Rodonit me PPP

“Çdo ditë është një vjedhje”, Ervin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në adresën e tij në Facebook dokumentin e  një kontrate, që sipas tij tregon se edhe Kepi i Rodonit është dhënë me PPP.

Salianji shkruan se çdo ditë në vendin tonë po ndodhin vjedhje, për të mbushur xhepat e oligarkëve.

“Shqipëria nuk ështē e varfer, ështē e vjedhur!”-shkrua Salianji.

 

“Kepi i Rodonit me PPP!

Dje Saranda sot Rodoni....Çdo ditë një vjedhje! Sot një llokmë tjeter nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”!

Jepet me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot e diskutuar shumë se si do të mund të përdorej me mirë.

Gjithçka me PPP, çdo pronë publike, çdo aset kombetar, toka, dete, lumenj, miniera, minerale, naftë....gjithçka në disa duar ndërkohë që çdo ditë rritet represioni ndaj të varfërve, njerezve qe derdhin gjak per te siguruar ushqimin e përditshëm,

Çdo PPP ështē interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut pêr publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve!

Shqipëria nuk ështē e varfer, ështē e vjedhur!”-shkruan Salianji.

 

 

Të fundit