Flash News

KRYESORE

Çelja e negociatave me BE, Meta thirrje politikës: Evitoni polemikat

Çelja e negociatave me BE, Meta thirrje politikës: Evitoni polemikat

Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare që të zbusin tonet dhe të ulen për dialog, pas rekomandimit pozitiv që Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimit Evropian.

Nga Përrenjasi, ku mori pjesë në inaugurimin e një çerdheje, Meta apeloi partitë politike që të shmangin përplasjet dhe të përqendrohen te integrimi i vendit në BE.

“Jam i bindur që i kemi të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave. Tē evitojmë çdo lloj polemike e të përqendrohemi në objektivin e integrimit evropian, si dhe thellim të reformave për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe”, u shpreh presidenti Meta.

 

 

Të fundit