Flash News

KRYESORE

Çfarë tha Rama për mungesën e Bashës në tryezën e Këshillit Politik

Çfarë tha Rama për mungesën e Bashës në

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe mungesën e kreut të PD, Lulzim Basha, pasi ky i fundit u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Rama u shpreh se për të nuk ka rëndësi nëse opozita jashtëparlamentare përfaqësohet nga Basha apo Bardhi, mjafton të ketë mandate.

Kryeministri shtoi gjithashtu se më shumë se përmbajtja e delegacioneve i intereson dhe ka rëndësi përmbajtja e lëndës së Këshillit Politik.

"Shumë më e rëndësishme përmbajtja e lëndës se sa i delegacioneve. Zgjedhja e opozitës jashtëparlamentare që të vijë e përfaqësuar me këdo, mjafton të ketë mandat përfaqësimi. S’ka problem për mua, është njësoj. S’bën dallim nëse është Bardhi apo Basha",  tha Rama.

Të fundit