Flash News

KRYESORE

Champions: Hakimi nderon Dortmundin, Napoli fal belgët

Champions: Hakimi nderon Dortmundin, Napoli fal belgët

Borussia Dortmund sonte fitoi 2-0 ndaj Slavia Prague në Champions League. Verdhezinjtë shfaqën formë të mirë dhe guxim pas barazimit me Barcelonën.

Dy golat e ndeshjes u shënuan nga mbrojtësi anësor Achraf Hakimi, i cili ka ndihmuar Dortmundin për të mbajtur kreun e grupit F.

Në ndeshjen tjetër të orës 19:00, Napoli nuk fitoi dot ndaj Genkut. Pas fitores fantastike ndaj Liverpool, djemtë e trajnerit Carlo Ancelotti vuajtën mungesat dhe mërzitën tifozët e tyre duke e mbyllur ndeshjen pa gola. Napolitanët patën disa raste të mira shënimi, por i falën belgët dhe kjo është gafë për një skuadër të këtij niveli.

Të fundit