Flash News

KRYESORE

Cila është lëvizja e radhës e opozitës? Basha pret aleatët në zyrë

Cila është lëvizja e radhës e opozitës? Basha pret

Zgjedhjet e 30 qershorit kanë krijuar një paqartësi akoma më të madhe të situatës politike në vend.

E paqartë është edhe cila do të jetë lëvizja e radhës e opozitës.

Mësohet se disa nga aleatët e Bashës, Kryemadhi, Vasili, Duka dhe Mediu kanë hyrë në këto momente në selinë e Partisë Demokratike, ku pritet të kenë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Basha i ka konsideruar votimet e 30 qershorit si një sukses të opozitës, pasi 80 % e shqiptarëve i bojkotuan ato.

Ndërkohë misioni i OSBE/ODIHR i cilësoi zgjedhjet me probleme, ku zgjedhësit ishin në presion pa asnjë alternativë zgjedhjeje.

Të fundit