Flash News

KRYESORE

Cili është “sporti ekstrem” që paralajmëron Meta?

Cili është “sporti ekstrem” që paralajmëron

Në ditën e Konventës Kombëtare të LSI-së, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ish-kryetar i kësaj force, ka zgjedhur të qëndrojë sa më larg zhvillimeve politike.

Ai është shfaqur i veshur sportiv me tuta në një zonë malore, në shoqërinë e atyre që ai i ka cilësuar si “të rinjtë e sporteve ekstreme”.

Nuk dihet se cila është arsyeja që e ka shtyrë Metën që ta kalojë këtë të dielë në shoqërinë e mjeshtrave të sporteve ekstreme, por duke patur parasysh të kaluërën e tij si sportist, nuk është edhe aq për t’u habitur.

Mirëpo përzgjedhja e sporteve ekstreme në këtë fazë delikate politike, kur Edi Rama u shpreh se nuk është më dakord me Donald Lu-në dhe kur pritet që në Tiranë të mbërrijë FBI, mund të mos jetë krejt e rastësishme.

Megjithatë, çdo gjë do të jetë më e qartë gjatë javës në vijim, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit ndaj rishikimit që i bëri kreu i qeverisë marrëdhënieve me SHBA-të me deklaratën e tij të sotme dhe se cili do të jetë sporti esktrem që do të luajë ai në këtë mes, si figurë mbi palët.

A do të distancohet Meta nga Rama, apo do të jetë në një vijë me të?

Ky duket se do të jetë sporti i vërtetë ekstrem.

Të fundit