Flash News

KRYESORE

City i paralizuar në derbi, United i afrohet zonës së nxehtë

City i paralizuar në derbi, United i afrohet zonës së nxehtë

Manchester City është krejtësisht jashtë gare për titullin kampion në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola sot humbi 1-2 në shtëpi përballë Manchester United-it.

Kjo ishte një ndeshje delikate për "Qytetarët", sepse po flasim për një derbi. Për fatin e keq të bluve, ata nuk e menaxhuan mirë dhe nuk fituan dot as një pikë me barazim.

Rashford dhe Martial shënuan që në pjesë të parë (23' dhe 29') për "Djajtë e kuq" dhe u duk qartë se fitorja do u takonte miqve. Guardiola u përpoq dëshpërimisht të bënte ndryshime, por skuadra e tij nuk kishte qëndrimin me të cilin jemi mësuar. Kampionët arritën të ngushtonin disavantazhin në të 85' me Otamendin, por nuk ishte gol i mjaftueshëm.

Pas këtij rezultati, City renditet i treti në tabelën e Premier League me 32 pikë, ndërsa "Djajtë e kuq" kanë 24 pikë dhe zënë vendin e pestë. Këta të fundit tashmë po i afrohen katërshes së parë, meqë dhe Chelsea së fundmi ka humbur shumë terren.

Të fundit