Flash News

KRYESORE

“Çmenduria” e shqiptarit në Britaninë e Madhe, kthen shtëpinë në “fermë” kanabisi

Një shqiptar në Britaninë e Madhe ka rënë në prangat e polcisë, pasi iu gjetën në mes të qytetit, 200 bimë kanabis. Sipas mediave policia britanike ka arrestuar një shqiptar në Biddulph, pasi është kapur me lëndë narkotike të mbjella në shtëpi. Në pranga ka përfunduar Alban Balla 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në rrugën ‘John’s Road’ në Biddulph u gjetën dhe sekuestruan rreth 200 bimë kanabis.

Policia gjeti 48 bimë kanabis në një dhomë gjumi, 40 në një dhomë tjetër dhe 118 bimë në dhomën e tretë, me një total prej rreth 330 fidanë. Bimët narkotike kapin vlerën prej 43 mijë paund deri në 76 mijë paund në tregun vendas.

Shqiptari tha para policisë se ishte dërguar nga disa shqiptarë të kujdesej për drogën dhe do paguhej 4.000 euro kur bimët të ishin rritur. Ai ka qëndruar aty për 3 ditë.

Të fundit