Flash News

KRYESORE

Çmimi “Lojtari më i mirë i vitit”, UEFA lë jashtë Messin

Çmimi “Lojtari më i mirë i vitit”, UEFA lë

UEFA ka publikuar sot listën e lojtarëve të nominuar për të fituar çmimin e “Futbollistit më të mirë” për sezonin 2017-2018. Tre kandidatët janë Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Luka Modric fitoi “Champions League” për herë të tretë radhazi si pjesë e Real Madrid, ndërsa në Kupën e Botës 2018 ishte kapiteni i Kroacisë që shkoi deri në finale. Ai u shpall futbollisti më i mirë në “Rusi 2018”.

Cristiano Ronaldo fitoi Champions për herë të pestë në karrierë dhe për herë të gjashtë u shpall golashënuesi më i mirë në këtë veprimtari. Gjatë verës, ai u transferua nga Real Madrid te Juventus për 100 milionë euro.

Kandidati i tretë është Mohamed Salah, finalist i Champions League dhe golashënuesi më i mirë i Premier League me Liverpool.

Bie në sy se Lionel Messi, “ylli” i Barcelonës i cili ka ngelur jashtë podiumit renditet i pesti, pas Antoine Griezman, futbollistit të Atletico-s që mban vendin e katërt.

Çmimi do të jepet më 30 gusht në një ceremoni ‘gala’ në Montekarlo.

Renditja nga vendi i katërt në vendin e dhjetë:

4.Antoine Griezmann (Atlético & Francë)

5.Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë)

6.Kylian Mbappé (Paris & Francë)

7.Kevin De Bruyne (Manchester City & Belgjikë)

8.Raphaël Varane (Real Madrid & Francë)

9.Eden Hazard (Chelsea & Belgjikë)

10.Sergio Ramos (Real Madrid & Spanjë).

80 trajnerët në fazën me grupe të Champions League dhe Europa League, krahas 55 gazetarëve ishin ata që votuan për këtë çmim.

Kandidatët për çmimet e tjera:

Portieri i sezonit: Alisson Becker, Gianluigi Buffon, Keylor Navas

Mbrojtësi i sezonit: Marcelo, Sergio Ramos, Raphaël Varane

Mesfushori i sezonit: Kevin De Bruyne, Toni Kroos, Luka Modrić

Sulmuesi i sezonit: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah

Më i miri në Europa League: Diego Godín, Antoine Griezmann, Dimitri Payet.

Të fundit