Flash News

KRYESORE

Conte i trembet ekipit të Berishës: Kujdes, kanë skemën tonë!

Conte i trembet ekipit të Berishës: Kujdes, kanë skemën

Ndeshja e radhës e Interit në kampionat është ajo e nesërme kundër Spalit. Trajneri Antonio Conte tenton kështu fitoren e pestë radhazi në Serie A, në ndjekje të vazhdueshme të Juventusit kryesues.

Tekniku i zikaltërve ka folur vetëm fjalë të mira për ekipin e Etrit Berishës, teksa ka theksuar se skuadra e tij nuk duhet ta ulë marshin në këto ditë vendimtare.

“Te Spali luajnë me sistemin 3-5-2, pra përshtaten me skemën tonë. Janë një ekip me lojë të qartë, nuk hallakaten. Ne tek Interi kemi respekt për ta, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe nuk mund të çlodhemi pas fitoreve të fundit”, ka deklaruar Conte.

I pyetur për sulmin e tij, Conte është përpjekur të shpjegojë se beson te djemtë që ka, por duhet akoma më shumë punë. “Martinez dhe Lukaku janë rritur shumë, po mësohen me njëri-tjetrin. Mendoj se janë të dy sulmues modern, mund të alternohen në hapësira me njëri-tjetrin, por mund të bëjnë edhe më shumë”.

Të fundit