Flash News

KRYESORE

COVID-19/ 10 lajme të mira nga e gjithë bota!

COVID-19/ 10 lajme të mira nga e gjithë bota!

Në rrjetet sociale u shpërndanë disa lajme që tregonin 10 gjërat e mira që kanë ndodhur që pas shpërthimit të koronavirusit. Këto lajme u bën virale, por a janë të vërteta. Sajti “Godthingsguy”, ka bërë një verifikim të këtyre lajmeve, të cilat i boton dhe Politiko.

1-Kina ka mbyllur spitalin e saj të fundit ku trajtoheshin pacientët me koronavirus. Nuk ka mjaftueshëm raste për të mbajtur hapur spitalin! Lajm i vërtet! Të paktën dy media ndërkombëtare si Bangkok Post dhe New York Post kanë shkruar për këtë ngjarje.

2-Mjekët në Indi kanë qenë të të suksesshëm në trajtimin e koronavirusit. Kombinimi i barnave të përdorura: Lopinavir, Retonovir, Oseltamivir së bashku me Chlorphenamine. Ata do të sugjerojnë të njëjtin ilaç globalisht! Edhe ky është lajm i vërtet. “Economictimes” në Indi raportojë për këtë lajm, duke raportuar se ilaçet përdoren për anti-HIV dhe malarien.

3-Studiuesit e Qendrës Mjekësore Erasmus pretendojnë se kanë gjetur një antitrup kundër koronavirusit, ishte një tjetër lajm. Fjala për tu përmendur në këtë lajm është “pretendim”, duke treguar se studiuesit janë të kujdesshëm në përdorimin e termave. Për këtë lajm raportoi Dutch News, ndërsa hulumtimi duhet të dërgohet për rishikim nga kolegët për të parë më pas nëse mund të përdoret te njerëzit.

4-Një gjyshe 103-vjeçare kineze është shëruar plotësisht nga koronavirusi pasi u trajtuar për gjashtë ditë në Ëhan, Kinë. Daily Mail dhe The Independent raportuan për për shërimin e Zhang Guangfen. 103-vjeçarja ishte kryesisht e shëndetshme, duke pasur vetëm bronkit kronik të butë. Gjyshja është personi më i vjetër që shërohet nga sëmundja vdekjeprurëse.

5-Apple rihap 42 dyqanet në Kinë! Edhe ky është një tjetër lajm i mirë që lidhet me koronavirusin. Pasi mbylli të gjitha dyqanet për më shumë se një muaj, kompania e teknologjisë ndjeu se është e sigurt dhe ka hapur dyqanet në Kinë. BBC raportoi se ndërsa dyqanet janë të hapura, ato funksionojnë në orë të veçanta pune.

6- Klinika Cleveland zhvilloi një test të COVID-19 që jep rezultate me orë, jo me ditë. Klinika Cleveland krijoi një mundësi në internet që njerëzit të flasin me mjekët e tyre dhe të diskutojnë për infeksione të mundshme të koronavirusit. Klinika gjithashtu krijoi një sistem lëvizjeje, i cili ka bërë që më shumë njerëz të testohen përmes mollëzave të hundës. Fox 8 News shprehu se ka bisedime për një strukturë të dytë testimi që do të ngrihet.

7- Lajm i mirë nga Koreja e Jugut, numri i të infektuarve po ulet. Fatk, Korje a eJugut ka zbatuar testimin e lëvizshëm. Por përveç kësaj, Qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raporton më shumë të shëruar se sa raste të infektuar. “News Week” raportoi që autoritetet i këshilluan qytetarët të vazhdojnë distancimin dhe izolimin e tyre shoqëror, pavarësisht rënies së infeksioneve.

8- Shkencëtarët në Izrael ka të ngjarë të njoftojnë zhvillimin e një vaksine për koronavirusin. The Economic Times raportoi se shkencëtarët kanë bërë përparime për të kuptuar mekanizmin biologjik dhe cilësitë e virusit.

9- Tre pacientë me koronavirus nga Maryland u shërbuan plotësisht; ata janë në gjendje t`i rikthehen jetës së përditshme. Fox 5 raportoi lajmin e mirë për tre pacientët. Shefi i Shëndetit të Montgomery County Dr Travis Gayles konfirmoi se pacientët ishin një çift në të 70-tat e tyre dhe një grua në të 50-tat e saj.

10- Një kompania bioteknike në San Diego po zhvillon një vaksinë për Covid-19!  Biospace ndau lajmin në lidhje me bashkëpunimin midis Arcturus Therapeutics dhe Shkollës Mjekësore DUKE-NUS.

 

Të fundit