Flash News

KRYESORE

COVID-19/ PD propozon tre masa urgjente: Nuk është vonë për të shmangur kolapsin

COVID-19/ PD propozon tre masa urgjente: Nuk është vonë për

Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për mediat kërkoi që Qeveria të marrë tre masa urgjente, në situatën që po kalon vendi me koronavirusin. PD kërkon që të mbrohet personeli mjekësor me pajisje special, dezinfektimi me shpejtësi në nivel kombëtar dhe miratimi pa vonesë i paketës social-ekonomike.

“Koha nuk pret më! Duke e vlerësuar kohën si mjetin më të mirë, kryeministri dhe qeveria e tij duhet të marrin disa masa të detyrueshme nga ligji: Mbrojtja e personelit mjekësor me pajisje dhe mjete special; Dezinfektim me shpejtësi në nivel kombëtar për rrugët, mjediset publike dhe ndërtesat jopublike; Miratimin pa vonesë të paketës social-ekonomike për shmangien e krizës”, thuhet në deklaratën e PD.

Partia Demokratike shprehet më tej, se pas rastit të Spitalit Durrësit dhe Beratit edhe mjekët e Fierit janë future në karantinë, për shkak se u kanë shërbyer personave të prekur me koronavirus. Në këto kushte, PD shprehet se nëse situata vijon kështu, “mjekët nuk do të jenë më në gjendje të trajtojnë pacientët e sëmurë”, duke bërë thirrje urgjente për pajisjen e stafit mjekësor me mjete mbrojtëse për të shmangur kolapsin.

“Shqipëria ka personel të kufizuar shëndetësor dhe nuk kemi luksin që ata të futen në karantinë. Nëse kjo ndodh masivisht, bie muri mbrojtës mes qytetarëve dhe virusit të rrezikshëm. Mjekët nuk do të jenë në gjendje të trajtojmë qytetarët e sëmurë.  Akoma nuk është vonë që qeveria t’i japë fund papërgjegjshmërisë me të cilën ka vepruar deri tani më raport me sistemin shëndetësor. Për ta ruajtur atë nga kolapsi, është emergjente pajisja e stafit mjekësor me mjete mbrojtëse”, thuhet në deklaratën e PD.

PD shprehet se “nuk është koha që kryeministri të shfaqë stilin e tij luksoz të jetesës, me dieta ku konsumohen 2 vakte në 8 orë. Janë të paktën 300 mijë shqiptarë që mezi ushqehen 1 herë në ditë dhe me mijëra fëmijë që flenë me barkun bosh për shkak te papërgjegjshmërisë disavjeçare të qeverisë”, përfundon deklarata.

Të fundit