Flash News

KRYESORE

Cozman largohet nga "Babastars" dhe publikon fitimet e secilit pjesëtar të grupit

Cozman ka bërë një deklaratë të papritur për labelin e njihur "Babastars". Ai prej vitesh ishte pjesë e këtij grupi por përmes një postimi në Instagram, ka treguar se nuk është më pjesë e tij. Cozman shkruan se Babastars do të mbeten gjithmonë në zemrën e tij, por, siç i quan ai, interesat personale kanë triumfuar mbi ato të grupit. Më pas, ai ka bërë publike edhe listën me fitimet e anëtarëve të Babastars. Postmi i plotë: “Publik i dashur, Reagimi im i djeshëm nuk ka qenë momental. Është reagim i akumuluar prej shumë kohësh. Unë si Cozman kam bërë gjithçka që grupi ynë, ikonë e hip hop-it shqiptar, me bazë në Prishtinë, të ecë sa më përpara. Kam kontribuar në formën time si Cozman dhe kam qenë aty për shokët e mi gjithmonë si Ylber. Grupi ynë, i regjisturar në firmën BABA STARS sh.p.k, nuk ka qenë grup ku mbi çdo gjë ka qenë biznesi. Ne jemi shokë që nga dita e parë edhe kur unë nuk kam qenë në label. Por, kur shoqëria e sinqertë bie nën hijen e orekseve personale të biznesit, atëherë jo vetëm që dëmtohet grupi si label, por edhe shoqëria. Jam krenar për gjithçka kemi bërë, por mosmarrëveshjet tona ndaj interesave personale kanë bërë që ne të mos jemi më bashkë si label. Në fakt, ka shumë kohë që nuk funksionojmë si label për shkak të atyre interesave personale të lartpërmendura. Mbështetësve të Babastars, se s’mund t’u them fansa, se jemi të gjithë një familje, u kërkoj falje për ngjarjet që kanë ndodhur rreth grupit. Por një gjë dijeni, pavarësisht individëve, fryma e hip hop-it që ne e kemi kultivuar dhe Babastars, hip hopi i vërtetë, kanë për të qenë gjithmonë gjallë. Babastars është tatuazh në zemrën time, jo vetëm në qafë dhe për këtë gjë jam shumë krenar…”
 
View this post on Instagram
 

Me Sinqeritetin Ma Tmadh si prej dites t'pare, Ur Boy Cozman 🙌🏻💯

A post shared by COZMAN (@cozman) on

Të fundit