Flash News

KRYESORE

David Beckham entuziast për takimin me 'Nënën e Dragonjve'

Megjithëse "Game of Thrones" ka përfunduar me 8 sezonet e tij - me një fund që jo të gjithë fansat (me miliona) nuk e pëlqyen - Emilia Clarke, që ka luar rolin e Daenerys Targaryen  (Nëna e Dragonjve) është një nga aktoret e preferuara të shfaqjes televizive. Kujdes spoiler: Vdekja e saj në shfaqjen televizive më të ndjekur e të gjitha kohërave, zhgënjeu shumë fansa, duke përfshirë dhe yjet e Hollyood-it, të sportit e të çdo lloj fushe e kategorie. Emilia, në jetën reale është një njeri shumë i dashur dhe e qeshur dhe argëtuese. Emisionet televizive  shënojnë rekorde shikueshmërie kur ajo është e ftuar e ndërsa personazhe të njohur "manifestojnë" kur e takojnë nga afër atë. Njëjtë ka ndodhur dhe me David Beckham i cili ka takuar nga afër Emilia Clarke. Takimi ka ndodhur në San Francisko, kur të dy kanë parë shfaqjen e Stivie Nicks. Njëjtë si David edhe Emilia janë fansa të Stivie dhe e kanë shprehur entuziasmin për takimin me të përmes postimeve në Instagram.
David Beckham e ka shprehur vazhdimisht pëlqimin që ka ndaj "Game of Thrones" i cili ka veshur dhe hoodie me stampime nga personazhet e shfaqjes por ka ndarë dhe momente me familjen teksa shihnin shfaqjen.
 
View this post on Instagram
 

It’s official it’s December ... Let it snow Let it snow Let it snow ❄️

A post shared by David Beckham (@davidbeckham) on

E ndërsa për takimin me Emilian, David është shprehur shumë entuziast për takimin me të dhe madje ka qenë vetë ai që i ka shkrepur foton Emilias me Stivie-n. Të dy e kanë postuar momentin në profilet e tyre përkatëse në Instagram.

Të fundit