Flash News

KRYESORE

Debate te Partizani, Demi me dorë të hekurt ndaj ekipit

Debate te Partizani, Demi me dorë të hekurt ndaj ekipit

Viti i ri ka nisur shumë keq për ekipin e Partizanit. Të kuqtë kanë humbur në 3 ndeshje radhazi me trajnerin Adolfo Sormani në krye të skuadrës. Ata u turpëruan ndaj Besëlidhjes me rezultatin 3-0.

Drejtuesit nuk kanë duruar më dhe kanë bërë një mbledhje emergjente me kampionët. Presidenti Gaz Demi ka ngritur tonet e bisedës dhe u ka kërkuar futbollistëve të reagojnë.

Ai ka gjobitur skuadrën e tij dhe asnjë nga futbollistët nuk është shpëtuar, madje as anëtarët e stafit teknik do të gjobiten. Të kuqtë kanë shanse ndaj Flamurtarit dhe Luftëtarit të fitojnë dhe të marrin pikët e plota.

Të fundit