Flash News

KRYESORE

Debatet sonte: Nga kostoja për paqen në Shqipëri, krimi dhe koronavirusi

Debatet sonte: Nga kostoja për paqen në Shqipëri, krimi dhe

Në emisionin “Real Story” në News 24 me moderator Sokol Ballën, temë e mbrëmjes do të jetë “kostoja e paqes” në vend. Të ftuar janë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deputeti i PS-së Alket Hyseni, analistët Fatos Lubonja dhe Eduard Zaloshnja.

Ndërkohë që në emisionin “Opinion”, në Tv klan të drejtuar nga Blendi Fevziu tema e mbrëmjes është “Filmimet që zbuluan vrasjen e pengut”. Në emision do të ndalen te rrëmbimi dhe vrasja e 49 vjeçarit Jak Prenga, operacioni i policisë, arrestimet dhe përfshirja e një organizate mjaft të fortë kriminale, që merret me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Edhe në “Open” në Top Channel me moderatore Eni Vasilin, vëmendje do t’i kushtohet situatës problematike në vend. “Krim dhe kokainë” është tema e ditës.

Ndërkohë që në emisionin “360 gradë” të drejtuar nga Artur Zheji, do të diskutohet për temën: “A na mbajnë sekrete për virusin kinez dhe koren e Tokës?”. Shqetësimi për koronavirusin vazhdon, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se ai vazhdon që të përhapet.

Të fundit