Flash News

KRYESORE

Debati për gjimnazin e Peshkopisë, reagon Besa Shahini: Ndërtesë e re ku mësimi bëhet me një turn

Debati për gjimnazin e Peshkopisë, reagon Besa Shahini:

Politiko.al publikoi dje videon e përplasjes së ministres së Arsimit, Besa Shahini, me Margarita Markja, ish-drejtoreshë e drejtorisë arsimore rajonale në Dibër. Markja kundërshtoi vendimin për bashkimin e dy godinave të gjimnazit "Said Najdeni" në një të vetëm pasi kjo do të shkaktojë mbipopullim në klasa.

Por sipas ministres Shahini, në ndërtesën e re mësimi bëhet me një turn dhe edukimi fizik në palestër. Ndonëse këtë sqarim nuk e bëri dje në prani të punonjësve të DAR dhe stafit të shkollës, Shahini thekson sot se “ndarja e gjimnazit në dysh, ku një pjesë e nxënësve janë dërguar të mësojnë në objektin e vjetër, ishte një vendim i paligjshëm dhe i gabuar i drejtoreshës së mëparshme, që ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi tek nxënësit dhe mësuesit.”

Reagimi i Besa Shahinit:

Me Brikenën, drejtoreshën arsimore në Dar Diber tek Gjimnazi "Said Najdeni" një ndërtesë e re ku mësimi bëhet me një turn dhe edukimi fizik në palestër.

Ndarja e gjimnazit në dysh, ku një pjesë e nxënësve janë dërguar të mësojnë në objektin e vjetër, ishte një vendim i paligjshëm dhe i gabuar i drejtoreshës së mëparshme, që ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi tek nxënësit dhe mësuesit.

Peshkopia është 4 orë larg nga Tirana, por kjo nuk do të thotë se punonjësit e Ministrisë mund të shkelin rregullat dhe të mos ndëshkohen!

Do ta bëj rrugën sa herë të jetë nevoja deri sa të sigurohemi se nxënësit e Dibrës të marrin shërbimin arsimor më të mirë të mundshëm!

Të fundit