Flash News

KRYESORE

Debati për martesat në kishë të dielave. Prifti amerikan kundër vendimit të klerikëve shqiptarë

Debati për martesat në kishë të dielave. Prifti amerikan

Monsinjor James Moroney i tha gazetës katolike 'Crux' se ka një argument teologjik pë martesën në kishë të dielën, duke 'kundërshtuar' kështu vendimin e Angjelo Maasfrës, ipeshkv i Kishës Katolike në Shqipëri, që ceremonitë e martesave të mos mbahen të dielave.

Urdhri për Celebrimin e Martesës e inkurajon martesën gjatë mbledhjes së të dielës, si një mënyrë për të theksuar natyrën komunitare të martesës, tha Moroney. Kjo sipas tij i përgjigjet një shqetësimi të përhapur në Amerikë dhe gjetkë se martesa shpesh trajtohet si një çështje private dhe jo si një festim liturgjik i gjithë kishës.

Moroney është rektor i Saint John Seminary në Arqipeshkvinë e Bostonit. 

Vendimi informal i priftërinjve për të mos celebruar martesa të dielën, ka të bëjë me atë se ndërhyn me meshën. Sipas 'Crux', nën ligjin universal të kishës vetëm një grusht të dielash në kalendarin liturgjik nuk mund të përdoren absolutisht për martesa brenda meshës: E diela e Pashkës; Epifania, Krishtlindja, Pentekostalja, Korpus Kristi dhe çdo solemnitet tjetër që është një ditë e shenjtë detyrimi

Angjelo Massafra, kreu i Arqipeshkvisë së Shkodër-Pultit, shpalli më 3 gusht se vendimi për ndalimin e ceremonive martesore në kishë të dielave do të fillojë të zbatohet më 1 janar 2018. 

Një prej arsyeve të dhëna nga At Artur Jaku, në një prononcim për Televizonin publik, është se të dielave të verës në katedralen e Shkodërs celebrohen 15-20 martesa në ditë dhe kjo është  e pamundur për t'u menaxhuar.

Të fundit